Ruhani: Marrëdhëniet Teheran-Damask vëllazërore dhe unike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86035-ruhani_marrëdhëniet_teheran_damask_vëllazërore_dhe_unike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se irani ahtu si në të kaluarën do t’i qëndrojë pranë kombit dhe qeverisë siriane shtoi se marrëdhëniet Teheran Damask janë vëllazërore dhe unike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2019 05:53 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëdhëniet Teheran-Damask vëllazërore dhe unike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se irani ahtu si në të kaluarën do t’i qëndrojë pranë kombit dhe qeverisë siriane shtoi se marrëdhëniet Teheran Damask janë vëllazërore dhe unike.

Presidenti Hasan Ruhani në takim me homologun e tij sirian Bashar Asad, fitoren e kombit, qeverisë dhe ushtrisë së Sirisë përballë terroristëve e cilësoi të rëndësishëm dhe me vlerë dhe tha: Irani ka qëndruar pranë kombit sirian në luftën kundër terrorizmit dhe nuk ka kursyer asnjë ndihmë. Presidenti Ruhani shprehu kënaqësinë nga përmirësimi i situatës së Sirisë në Siri dhe tha: Takimi i fundit i Soçit mes krerëve të Iranit, Rusië dhe Turqisë theksoi domosdoshmërinë e ruajtjen së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë dhe dënoi vazhdimin e pranisë së forcave të huaja dhe ato amerikane në territorin sirian pa lejen e qeverisë siriane. Bashar Asad në këtë takim shprehu falënderimin e kombit dhe qeverisë siriane për ndihmat vëllazërore të qeverisë dhe kombit iranian në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e sigurisë së Sirisë dhe të rajonit dhe tha: Unë kam vizituar Teheranin për të shprehur këtë falënderim. Sot Siria ka stabilitet dhe siguri më të madhe sesa në të kaluarën. Ne mbështesim përpjekjet e Iranit dhe bashkëpunimin shumëpalësh në kuadër të bisedimeve të Astanasë dhe takimit të fundit të Soçit për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Siri.