Pikëpamjet e liderit suprem mbi forcimin e marrëdhënieve Iran- Armeni
Lideri suprem i revolucionit islamik pasi theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të nivelit të bashkëpunimeve ekonomike mes Iranit dhe Armenisë tha se përkundër dëshirës së amerikanëve, marrëdhëniet mes Teheranit dhe Jerevanit duhet të jenë të forta dhe miqësore.
Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik u takua me Nikol Pashinian kryeministër i Armenisë. Në këtë takim ai theksoi marrëdhëniet e mira të iranianëve me bashkëkombësit e tyre armen dhe pasi përmendi sakrificën e armenëve në luftën e shenjtë shtoi: Unë kam vizituar familjarët e këtyre dëshmorëve në Teheran pasi martirët tanë armenë të luftës së imponuar ashtu si martirët myslimanë janë burim krenarie për Iranin. Ajetollah Khamenei miqësinë dhe bashkëpunimin në rritje e konsideroi përgjegjësi për garantimin e interesave të përbashkëta të Iranit dhe Armenisë dhe shtoi: Sigurisht që amerikanë janë krejtësisht të pabesueshëm pasi ata në çdo rast mundohen të krijojnë përçarje, mosmarrëveshje dhe luftë dhe janë kundër marrëdhënieve të Iranit me Armeninë dhe kundër interesave kombëtare të tyre, mirëpo ne kemi përgjegjësi që marrëdhënie dhe bashkëpunime tona t’i forcojmë. Ajetollah Khamenei gjithashtu theksi zgjidhjen e çështjes së rajonit Nagorni Karabah nëpërmjet negociatave mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe me këtë rast shprehu gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Nikol Pashinian në këtë takim, bisedimet dhe takimet e kryera në Teheran gjatë vizitës së tij në Iran i ka cilësuar konstruktive dhe shpresëdhënëse dhe tha: Armenia nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim që është bërë kundër Iranit. Pashinian shprehu kënaqësinë dhe falënderoi Iranin për kushtet e mira të armenëve në Iran dhe tha: Jam i bindur se me eksperiencën tuaj të madh dhe me rolin e rëndësishëm të Iranit në rajon, bashkëpunimi mes dy vendeve do të zgjerohet akoma më shumë. Në këtë fushë Samuel Karbatian, historian dhe kreu i fondacionit hulumtues të armenëve kohët e fundit në një intervistë për radion armene të RTV të Iranit, lidhur me 40 vjetorin e fitores së revolucionit islamik dhe marrëdhënieve të Iranit me Armeninë tha se Irani në 40 vitet e kaluara është përkushtuar shumë tek fetë dhe përkushtimi i iranianëve dhe i funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit tregon se islami është pro dialogut dhe bashkëbisedimit. Qëndrimi i pushtetarëve armen në mbështetje të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Armenisë me gjithë kushtet e sanksioneve të Amerikës, ka bërë të mundur që të të dy vendet të futen në një fazë të re të marrëdhënieve mes tyre dhe njëkohësisht me vizitën e kryeministrit armen në Teheran janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Irani dhe Armenia kanë potenciale të larta bashkëpunimi sidomos në fushën e energjisë, turizmit, ekonomisë dhe ata mund të kthehen në dy partnerët të besueshëm. Zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Armenisë nuk është vetëm bilateral por armenia është si një urë lidhëse për Iranin në rajonin e unionit ekonomik të Euro Azisë dhe zë një pozitë të rëndësishme dhe strategjike në marrëdhëniet e Iranit me këtë zonë. Armenia është i vetmi vend anëtar i Euro Azisë që ka kufijtë të përbashkët me Iranin. Kryesia aktuale e këtij unioni ekonomik nga ana e Armenisë dhe roli jetik i këtij vendi në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të rajonit për Iranin ka rëndësi të dyfishtë. Përveç shfrytëzimit të tregut armen për produktet iraniane, ky vend i jep mundësi Iranit që të futet në tregun prej 180 milion banorësh të vendeve anëtare të unionit ekonomik të Euro Azisë.