Ambasadori i Iranit në Angli sfidon kredibilitetin e lajmeve të BBC
Ambasadori i Iranit në Angli me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka sfiduar lajmet dhe informacionet e kanalit televiziv BBC për arsye se ky kanal televiziv merr buxhet shtetëror dhe ka thënë se çdo 6 persona në Angli vetëm njëri prej tyre beson në lajmet dhe analizat e këtij kanali televiziv.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Baidinezhad, ambasadori i Iranit në Angli, ditën e enjte me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: “BBC në gjuhën persiane nuk mund të jetë një kanali informativ i pavarur, për arsye se shpenzimet e këtij kanali televiziv sigurohen nga buxheti publik i vendit, prandaj aktiviteti i kësaj medie është nën mbikëqyrje të qeverisë së Anglisë”.
Ambasadori i Iranit në Angli shtoi: “Një komision i Parlamentit të Britanisë së Madhe gjithashtu tre vite para themelimit të kësaj media, në mënyrë të theksuar ka sugjeruar kanalin BBC që të krijojnë një sektor në gjuhën persiane për të krijuar ndryshime politike në Iran”.
Robert Mekr, ambasadori i Anglisë në Teheran, në përgjigje ndaj këtij mesazhi të ambasadorit iranian në Angli, ka pretenduar: “BBC nga aspekti i kryeredaksisë është plotësisht i pavarur. Për këtë arsye ky kanal informative gjithnjë në nivel botëror konsiderohet një prej burimeve informative më të besueshme”.
Baidinezhad më pas ka publikuar edhe një dokument në Twiter në të cilin shkruhet: “Shërbimi ndërkombëtar i BBC sigurohet nga tatimet televizive në Angli. Në këtë kuadër një buxhet rreth 289 milionë pound nga qeveria i është ndarë këtij kanali informativ që paguhet përgjatë pesë viteve deri në vitin 2020.