Irani dënon veprimin e Anglisë kundër Hezbullahut të Libanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke dënuar vendimin e qeverisë së Anglisë për ta vendosur emrin e Hezbullahut të Libanit në listën e grupeve terroriste dhe deklaroi se ky veprim i Anglisë do të thotë anashkalimi me qëllim i një pjese të madhe të popullit të Libanit dhe legjitimitetit dhe pozitës ligjore të Hezbullahut në strukturën administrative dhe politike të Libanit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën duke thënë se Hezbullahu i Libanit ka pozitë shoqërore dhe qytetare shumë të gjerë në Liban, deklaroi: "Hezbullahu i Libani ashtu si partitë e tjera të Libanit, duke marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve dhe në aktivitetet zyrtare dhe ligjore të Libanit si në zgjedhjet e këshillave lokal dhe në sindikatat e ndryshme, ka prani aktive dhe konstruktive në shoqërinë e këtij vendi".
Kasemi duke thënë se Hezbullahu i Libanit aktualisht jo vetëm që ka disa vende në Parlamentin e Libanit, por është i pranishëm edhe në qeverinë e këtij vendi, shtoi: "Hezbullahu i Libanit për shkak të së kaluarës së shkëlqyeshme në mbrojtjen ndaj sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të Libanit përball politikave okupatore dhe agresioneve të regjimit sionist, gëzon mbështetjen e një pjese të gjerë të qytetarëve të Libanit dhe të rajonit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në vazhdim theksoi: "Hezbullahu vet është viktimë e terrorizmit takfirist dhe sionist dhe përgjatë dekadës së kaluar ka qenë një prej shtyllave dhe organeve kryesore të luftës kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste-takfiriste si ISIS deri në thyerjen e tyre në rajon. Prandaj ky veprim i gabuar i qeverisë së Anglisë në asnjë mënyrë nuk mund të ulë rolin dhe pozitën e Hezbullahut të Libanit në këtë vend dhe në të gjitha rajonin e Lindjes së Mesme".