Ruhani: Teherani dhe Baku do të zgjerojnë marrëdhëniet dypalëshe
Presidenti iranian theksoi se lidhjet midis Teheranit dhe Baku janë në zgjerim e sipër dhe vuri në dukje se përfundimi i projektit hekurudhor Jug-Veri tregon për një bashkëpunim të vlefshëm kombëtar dhe rajonal.
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani i bëri këto komente të mërkurën mbrëma në margjinat e ceremonisë së hapjes së hekurudhës Gazvin-Rasht dhe gjatë takimit me Shahin Mustafajev, Ministrin e Ekonomisë të Republikës së Azerbajxhanit. Ai deklaroi se bashkëpunimi Teheran-Baku në fusha të ndryshme, është më i avancuar se më parë. " Presidenti iranian i quajti marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit vëllazërore dhe në përputhje me dëshirën e dy popujve për të thelluar dhe zhvilluar ato. Ai theksoi se vullneti i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit është të forcojë dhe zgjerojë bashkëpunimin me Republikën e Azerbajxhanit si fqinj, mik dhe vëlla. Duke iu referuar rëndësisë së zgjerimit të bashkëpunimit mes Iranit dhe Azerbajxhanit në fushat e transportit, energjisë, automjeteve dhe farmacisë, presidenti iranian tha: "Bashkëpunimi ekonomik dhe investimi i përbashkët do të shërbejnë për historinë e të dy kombeve". "Falë mbështetjes së presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Teheranit dhe Bakus", Ruhani tha se bota do të dëshmojë zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve në Komisionin e Përbashkët me më shumë plane.