Irani dënon sulmin terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86316-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë ka dënuar sulmin terrorist ndaj një takimi në Kabul kryeqytetin e Afganistanit, ku të pranishëm ishin autoritete dhe personalitete të larta shtetërore të Afganistanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Kabul

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë ka dënuar sulmin terrorist ndaj një takimi në Kabul kryeqytetin e Afganistanit, ku të pranishëm ishin autoritete dhe personalitete të larta shtetërore të Afganistanit.

Behram Kasemi tha se qëllimi i grupeve terroriste mes tyre grupit terrorist ISIS është të krijojë frikë dhe përçarje mes qeverisë dhe popullit afgan. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se çelësi i dështimit të terroristëve në përpjekjet për realizimin e objektivave të tyre është inteligjenca dhe vigjilenca e organeve qeveritare dhe popullore të Afganistanit dhe shtoi se ISIS për të rikuperuar dështimet e tij në Siri dhe në Irak kryen çdo lloj veprimi çnjerëzor dhe të tmerrshëm duke imagjinuar se do të arrijë objektivat në Afganistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se me vullnet, bashkëpunim dhe solidaritet mes qeverisë dhe popullit afgan me padyshim Afganistani do të pastrohet nga zgjedha e terroristëve. Behram Kasemi tha se me sigurisë herët e vonë kjo do të ndodhë dhe Irani dëshiron që Afganistani fqinj dhe mik të jetë i pastruar nga prania e terroristëve. Të enjten në mëngjes terroristë te ISIS kanë lëshuar 10 raketa në drejtim të vendit ku po mbahet takimi i 24-të i përvjetorit të martirizimit të Sbdul’ali Mazrai themelues i partisë Uniteti Islamik në Afganistan. Në këtë sulm u vranë 3 dhe u plagosën 22 persona.