Kasemi: Qeveria amerikane shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut
Qeveria amerikane është shkelësja më e madhe e të drejtave të kombit iranian me vendosjen e sanksioneve të jashtëligjshme dhe me shkeljen e të drejtave të shtetasve iranianë.
Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj raportit vjetor të DASH mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet e tjera tha: Amerika me publikimin e raportit mbi të drejtat e njeriut akuzon vendet e tjera në një kohën kur vetë është shkelësja më e madhe e këtyre të drejtave si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës dhe për këtë është dënuar fuqishëm nga qeveritë, opinioni publik, organizatat popullore, aktivistë dhe personalitete të të drejtave të njeriut, OKB dhe nga reporterë specialë brenda në Amerikë. zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se pikat e trajtuara në raportin e DASH mbi të drejtat e njeriut në Iran janë politike, tendencioze dhe të padrejta ndërkohë që Amerika me faqen e saj të zezë dhe të papranueshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut me padyshim nuk është e denjë për të nxjerrë të tilla raporte. Qeveria amerikane po ndjek unilaterizmin dhe ka ndërmarrë politika dhe sjellje që janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe ajo pa u kushtuar vëmendje verdikteve ndërkombëtare dhe pa marrë parasysh pikëpamjet e përfaqësuesve dhe reporterëve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të OKB, vazhdon të përdor forcën dhe imponimin dhe mashtron politikisht me përdorimin e çështjes së të drejtave të njeriut për realizimin e politikave të saj dhe për të ushtruar presione si dhe për të dobësuar stabiliteti, sigurinë dhe progresin e vendeve të pavarura.