Gjeneral Bagheri viziton Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86547-gjeneral_bagheri_viziton_sirinë
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit është nisur drejt Damaskut të Sirisë për të marrë pjesë në takimin trepalësh për luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 17, 2019 12:00 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri viziton Sirinë

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit është nisur drejt Damaskut të Sirisë për të marrë pjesë në takimin trepalësh për luftën kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë ushtarak, ka shkuar në Damask, kryeqytetin e Sirisë për të marrë pjesë në takimin trepalësh të shefave të shtabeve të përgjithshme të forcave të armatosura të Iranit, Irakut dhe Sirisë ku do të shqyrtohen strategjitë e luftës kundër terrorizmit.

Ngritja e nivelit të bashkëpunimeve ushtarake dhe mbrojtëse, konsultimi dhe bashkëmendimi rreth luftës kundër terrorizmit dhe krijimi i koordinimeve dhe bashkëveprimeve mes Iranit, Irakut dhe Sirisë në vazhdimin e luftës kundër terroristëve, si dhe shqyrtimi dhe arritja e strategjive më të fundit për vendosjen e stabilitetit dhe garantimin e sigurisë në rajon; janë prej qëllimeve kryesore të vizitës së gjeneral Bagheri në Siri.