Shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Kinës me monedhën vendase
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86599-shkëmbimet_tregtare_mes_iranit_dhe_kinës_me_monedhën_vendase
Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit ka thënë se shkëmbimet financiare mes Iranit dhe Kinës do të kryhen me anë të monedhës vendase.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2019 05:52 Europe/Tirane
  • Shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Kinës me monedhën vendase

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit ka thënë se shkëmbimet financiare mes Iranit dhe Kinës do të kryhen me anë të monedhës vendase.

Farhad Dezhpasand i cili ka vizituar Kinën ditën e hënë në një intervistë me agjencinë IRNA, ka thënë: Ekzistojnë shumë programe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për zgjidhjen e problemeve bankare mes Iranit dhe Kinës. Dezhpasand theksoi se duhen bërë më shumë përpjekje për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimit, shkencës dhe teknologjisë. Vlen të theksohet se Farhad Dezhpasand sot do të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Kinës, ku do ë analizohen rrugët e bashkëpunimeve ekonomike, bankare, doganore, energjisë, ambientit, sigurisë së ushqimit dhe shëndetësisë, dhe bashkëpunimi shkencor dhe i turizmit.