Lideri Suprem këtë vit e emëron vitin e "Bumit të Prodhimit"
Lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij me rastin e fillimit të vitit të ri 1398 sipas kalendarit hënor, uroi festën e Nevruzit dhe ditëlindjen e hazretit Imam Ali(as) për të gjithë bashkëkombësit dhe në veçanti për familjet e martirëve dhe invalidëve dhe uroi një vit plot mbarësi, shëndet dhe suksese si në aspektin financiar ashtu edhe në atë fetar për kombin iranian.
Këtë vit Ajetollah Khamenei e ka quajtur viti i bumit të prodhimit. Lideri suprem vitin e kaluar e cilësoi një vit me shumë ngjarje dhe tha se armiqtë në këtë vit thurën shumë plane dhe intriga mirëpo kombi iranian rrezatoi me kuptimin e plotë të fjalës dhe me vullnetin dhe vigjilencën e të gjithë të rinjve këto plane dështuan. Ajetollah Khamenei duke analizuar vitin 1397 përmendi sanksionet e shumta të Amerikës dhe të Evropës në sferat politike dhe ekonomike dhe pasi vuri në dukje se populli iranian ka reaguar me fuqi ndaj këtyre sanksioneve shtoi: Marshimi i madh i 22 Bahmanit ishte shembull i këtij reagimi dhe tha se në fushën e përballjes ekonomike kombi iranian ka shtuar novacionin shkencor dhe teknologjik, ka shtuar shumë kompanitë novatore dhe prodhuese, ka shtuar infrastrukturën e brendshme dhe ka arritur me suksese zbatimin e projekteve të mëdha të gazit si rafineria e madhe në Bandar Abas. Me të tilla veprime kombi iranian arriti të përballet me armikut dhe të tregojë fuqinë dhe madhështinë e tij duke shtuar kështu fuqinë dhe dinjitetin e kombit, revolucionit dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Në vazhdim lideri suprem theksoi se problemi kryesor i vendit vazhdon të jetë ekonomia dhe pasi përmendi shtimin e problemeve të njerëzve në plotësimin e nevojave të tyre gjatë muajve të fundit tha se një pjesë e këtyre problemeve janë shkaktuar nga mangësitë në administrimin e çështjeve ekonomike që padyshim këto mangësi do të eliminohen dhe sigurisht janë parashikuar programe dhe masa të cilat duhen zbatuar gjatë këtij viti dhe populli të ndjejë ndryshimet. Lideri suprem ndër të tjera tha se vitin e kaluar populli iranian i është përgjigjur pozitivisht emërimit të atij viti si viti i mbështetjes së produkteve vendase dhe tha: Sivjet çështja kryesore është çështja e prodhimit dhe prodhimit duhet të ec dhe problemet e popullit si punësimi duhen zgjidhur dhe kjo do t’i bëjë armiqtë të zhgënjehen nga dështimi i tyre pasi problemi i vlerës së monedhës vendase do të zgjidhet dhe për këtë vit e emëroj viti i “ Bumi i Prodhimit”.