Musavi reagon ndaj deklaratës qesharake të Pompeo rreth Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të sekretarit amerikan të shtetit i cili ka pretenduar për ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të Venezuelës, deklaratë të cilën e cilësoi qesharake.
Sejed Abas Musavi, tha se Amerika e Trumpit dëshiron ta kthejë amerikanë latine në një oborr të qetë ashtu siç ka qenë në shekullin e 19-të, në një kohë kur ajo harron se popujt e botës dhe të Amerikës latine janë zgjuar dhe historia nuk kthehet mbrapa. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit përmendi praninë e ekspertëve iranianë në Venezuelë dhe shtoi se në kohën kur me kërkesë të qeverisë së Karakasit ekspertët iranianë janë duke ndihmuar në lidhjen e sistemeve të ujësjellësit dhe të energjisë elektrike, Amerika ka grabitur 30 miliard dollarë të rezervave valutore të Venezuelës dhe popullin e këtij vendi e ka përballur me terrorizmin ekonomik të Amerikës. Sejed Abas Musavi tha se Amerika dëshiron që venezuelasit ose të ngrihen në kryengritje kundër qeverisë ose të vdesin të uritur dhe shtoi se ky veprim i Uashingtonit është ndërhyrje e hapur dhe e njëanshme në punët e brendshme të Venezuelës. Mike Pompeo në një intervistë për Zërin e Amerikës në kohën kur është shprehur tepër i nevrikosur dhe irrituar nga mbështetja e Republikës Islamike të Iranit për qeverinë legjitime të Venezuelës ka akuzuar Iranin për kryerjen e veprimeve destruktive në Amerikën e jugut dhe pretendoi se Uashingtoni do të përballet me të tilla veprime. Vlen të theksohet se Amerika duke mbështetur kundërshtarët e qeverisë në Venezuelë kërkon të realizojë grusht shteti në këtë vend.