Musavi: Ndryshimi i natyrës së Amerikës, është shndërruar në një kërkesë globale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87267-musavi_ndryshimi_i_natyrës_së_amerikës_është_shndërruar_në_një_kërkesë_globale
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi se ndryshimi i natyrës së politikës së Amerikës për shkak të shtimit të kundërshtimeve të Bashkësinë Ndërkombëtare me sjelljet dhe veprimet e këtij vendi, aktualisht është shndërruar në një kërkesë globale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2019 10:10 Europe/Tirane
  • Musavi: Ndryshimi i natyrës së Amerikës, është shndërruar në një kërkesë globale

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi se ndryshimi i natyrës së politikës së Amerikës për shkak të shtimit të kundërshtimeve të Bashkësinë Ndërkombëtare me sjelljet dhe veprimet e këtij vendi, aktualisht është shndërruar në një kërkesë globale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, gjatë fjalës së tij në universitetin I&M në Teksas, ka akuzuar Iranin për mbështetje ndaj terrorizmit dhe për kryerjen e veprimeve destruktive në rajon dhe në botë dhe ka thënë: "Amerika do të vazhdojë politikën e ushtrimit të presionit mbi Iranin deri në ndryshmin e natyrës së Teheranit".

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën deklaroi: "Sa më shumë kohë që po kalon, krerët e regjimit aktual të Amerikës të menduarin dhe idetë e tyre po i paraqesin më mirë dhe më shumë se sa paraardhësit e tyre dhe po pohojnë ndryshimin e sjelljes në ndryshimin e sistemit dhe tani ndryshimin e natyrës së Iranit".

Musavi shtoi: "Amerika për shkak të terrorizmit ekonomik, për shkak të eksportit të miliarda dollarë armatime për vrasjen masive të civilëve në rajonin e Azisë Perëndimore, për shkak të moslejimit të zbatimit të drejtësisë ndaj kriminelëve të luftës dhe vrasësve të gazetarëve, kërcënimit të rendit, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar si dhe për shkak të mosrespektimit të traktateve për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave të Bashkësisë Ndërkombëtare; duhet të ndryshojë natyrën e vet".