Prill 20, 2019 10:32 Europe/Tirane
  • Veprim i papërgjegjshëm i Google kundër medias iraniane

Kompania amerikane Google me një veprim politik dhe jo profesional ka çaktivizuar shërbimet për dy kanale televizive të Iranit përkatësisht Press Tv dhe Hisspan Tv dhe për agjencinë ndërkombëtare Iranpress.

Kompania amerikane pa asnjë paralajmërim ka mbyllur llogaritë Gmail dhe Youtube të kanaleve Press Tv, Hisspan Tv dhe Iranpress të Iranit. Kompania Google deri tani nuk ka dhënë shpjegime për këtë veprim. Mirëpo sipas ekspertëve, ky veprim i Google është marrë në kuadër të politikave të Donald Trump për të ushtruar presione kundër Iranit dhe për të parandaluar lirinë e shprehjes.

Tags