Irani: Përjashtimet amerikane për sanksionet e paligjshme nuk kanë asnjë kredi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87420-irani_përjashtimet_amerikane_për_sanksionet_e_paligjshme_nuk_kanë_asnjë_kredi
Irani deklaroi se i konsideron pa asnjë vlerë dhe kredi përjashtimet nga sanksionet e SHBA, të cilat u lejojnë importuesve të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane, por është në kontakt me partnerët evropianë dhe fqinjët për të kundërshtuar çdo pasojë të pafavorshme të sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Irani: Përjashtimet amerikane për sanksionet e paligjshme nuk kanë asnjë kredi

Irani deklaroi se i konsideron pa asnjë vlerë dhe kredi përjashtimet nga sanksionet e SHBA, të cilat u lejojnë importuesve të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane, por është në kontakt me partnerët evropianë dhe fqinjët për të kundërshtuar çdo pasojë të pafavorshme të sanksioneve.

"Duke pasur parasysh natyrën e paligjshme të këtyre sanksioneve, Republika Islamike e Iranit nuk ka marrë parasysh dhe nuk do të marrë në konsideratë asnjë vlerë apo kredi për përjashtimet nga sanksionet amerikane të konsumatorëve të naftës iraniane ", tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi. "Megjithatë, duke pasur parasysh efektet negative praktike të këtyre sanksioneve dhe mundësinë e intensifikimit të mëtejshëm të këtyre efekteve negative pas refuzimit të SHBA-ve për të ripërtërirë përjashtimet, Ministria e Jashtme iraniane ka qenë vazhdimisht në kontakt me të gjitha institucionet relevante vendase duke mbajtur konsultime gjithëpërfshirëse me shumë partnerë të huaj, duke përfshirë evropianët, ndërkombëtarët dhe fqinjët ", shtoi ai, duke vënë në dukje se Irani do të merrte një vendim të duhur në këtë drejtim dhe do ta bënte publik atë së shpejti.