Irani kërkon lidhje strategjike me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87463-irani_kërkon_lidhje_strategjike_me_kinën
Irani kërkon marrëdhënie strategjike dhe afatgjata me Kinën, tha të martën një anëtar i Këshillit Ekspeditiv i Iranit, pasi Teherani po kërkon të konsolidojë lidhjet me fuqinë në rritje të Azisë pas lëvizjes së SHBA për të kufizuar eksportet e naftës së Iranit.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Irani kërkon lidhje strategjike me Kinën

Irani kërkon marrëdhënie strategjike dhe afatgjata me Kinën, tha të martën një anëtar i Këshillit Ekspeditiv i Iranit, pasi Teherani po kërkon të konsolidojë lidhjet me fuqinë në rritje të Azisë pas lëvizjes së SHBA për të kufizuar eksportet e naftës së Iranit.  

"Ne duam lidhje afatgjata dhe strategjike me Kinën dhe një nga kërkesat për këtë është shkëmbimi kulturor", tha Gholam Ali Hadad Adel, anëtar i Këshillit Ekspeditiv të Iranit, i cili po qëndron në Pekin për të marrë pjesë në një konferencën me titull 'Një brez, një rrugë'. "Në politikën tonë të jashtme, baza kryesore është forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me vendet fqinje, vendet aziatike dhe lindore, ku Kina dhe Rusia gëzojnë vende të veçanta në strategjinë tonë të jashtme", shtoi ai. Zyrtari iranian theksoi se Teherani është i prirur të zhvillojë lidhjet me "vendet që nuk duan të na mbizotërojnë dhe të ndërhyjnë në fatin e kombit tonë". "Si një vend i madh dhe antik, Kina ka një pozitë të veçantë në politikën e jashtme të Iranit. Irani dhe Kina janë dy nga vendet e mëdha dhe të lashta të kontinentit aziatik që kanë pasur marrëdhënie të gjata ekonomike dhe kulturore", ka shtuar Haddad Adel.