Amir Abdulahjan: Po e dëbojmë mbrapa me forcë Trumpin arrogant!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87507-amir_abdulahjan_po_e_dëbojmë_mbrapa_me_forcë_trumpin_arrogant!
Asistenti special për çështje ndërkombëtare të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Trumpi arrogantë e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe me forcë do ta dëbojmë atë mbrapa.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 26, 2019 09:55 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Po e dëbojmë mbrapa me forcë Trumpin arrogant!

Asistenti special për çështje ndërkombëtare të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Trumpi arrogantë e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe me forcë do ta dëbojmë atë mbrapa.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan , asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik, në një mesazh të tij të publikuar në Twitter ka shkruar: “Emri i Iranit është i mishëruar me paqen, miqësinë, racionalizmin, urtësinë dhe fuqinë.”

Amir Abdulahjan ka shtuar: “Të mos harrojmë se Amerika ka sulmuar ushtarakisht Irakut atëherë kur me mekanizmin e inspektorëve të së ashtuquajturës OKB, më parë kishte shkatërruar të gjithë armatimet e këtij vendi. Aktualisht krizat e brendshme, lufta e Jemenit dhe kriza e Bahrejnit, e kanë zhytur regjimin Al Saud në një baltë të madhe. Regjimi Al Saud me ekzekutimin e 27 qytetarëve të Arabisë Saudite ka vërtetuar edhe një herë se ky regjim po përballet me mungesë serioze të legjitimitetit”.