Zarif: Gjiri Persik venë gjaku jetike dhe rrjedhë e jetës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87620-zarif_gjiri_persik_venë_gjaku_jetike_dhe_rrjedhë_e_jetës
Gjiri Persik është një venë gjaku jetike për Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Zarif: Gjiri Persik venë gjaku jetike dhe rrjedhë e jetës

Gjiri Persik është një venë gjaku jetike për Republikën Islamike të Iranit.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një mesazh të tij me rastin e 30 prillit ditës kombëtare të Gjiri Persik në Iran ka uruar këtë ditë të shënuar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi kritikoi disa vende dhe persona që mundohen të ndryshojnë emrin e Gjirit Persik ka thënë: Disa prej tyre përmendin termin gjiri ndërkohë që emri i rajonit është Gjiri Persik. Disa të tjerë përdorin emrin fals të këtij rajoni dhe janë pikërisht këta që duan të ndryshojnë historinë. 30 prilli i vitit 2019 përkon me datën e daljes së pushtuesve portugezë nga ujërat e Iranit në vitin 1622 dhe kjo është emëruar në Iran si dita kombëtare e gjirit Persik.