Musavi: Irani ka propozuar shkëmbim të burgosurish dhe jo negociata
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se Irani ka propozuar shkëmbim të burgosurish me Amerikën dhe jo negociata me këtë vend.
Sejed Abas Musavi, tha se propozimi i fundit i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, për shkëmbimin e të burgosurve mes Iranit dhe Amerikës nuk është diçka e re, shtoi se gjatë gjithë procesit të negociatave që janë kryer për arritjen e marrëveshjes bërthamore dhe përpara daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, pala amerikane ka trajtuar gjithmonë këtë çështje. Pala iraniane gjithashtu për çështje humanitare ka diskutuar për ato iranianë që me kërkesë të Amerikës janë arrestuar në vende të tjera dhe janë ekstraduar në Amerikë dhe ka dialoguar për lirimin e tyre. në vazhdim ministrin i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi refuzimin e propozimit të Zarif nga pala amerikane dhe tha: Me përgjigjen negative të palës amerikane tregon se loti i derdhur nga funksionarët amerikanë për të burgosurit amerikane në Iran, nuk është për këta të burgosur por për të çuar për para programin e iranofobisë. Të mërkurën e kaluar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka propozuar shkëmbimin e të burgosurve me Amerikën. Departamenti Amerikan i Shtetit në reagim ndaj propozimit të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ka kërkuar lirimin e njëanshëm të të burgosurve d.m.th. vetëm të burgosurit amerikanë që ndodhen në Iran.