Irani dënon ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87692-irani_dënon_ndërhyrjet_e_shteteve_të_bashkuara_në_venezuelë
Irani ka dënuar përpjekjet e fundit të Shteteve të Bashkuara për të bërë një grusht shteti kundër qeverisë legjitime të Presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, i cili ka qenë nën presionin e udhëheqësit të opozitës amerikane, Juan Guaido, për të dhënë dorëheqjen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2019 04:35 Europe/Tirane
  • Irani dënon ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë

Irani ka dënuar përpjekjet e fundit të Shteteve të Bashkuara për të bërë një grusht shteti kundër qeverisë legjitime të Presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, i cili ka qenë nën presionin e udhëheqësit të opozitës amerikane, Juan Guaido, për të dhënë dorëheqjen.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Sejed Abas Musavi paralajmëroi Uashingtonin kundër çdo lloj ndërhyrjeje në Venezuelë. "Republika Islamike dënon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të bërë një grusht shteti ose ndonjë lloj tjetër të veprimeve ushtarake në Venezuelë", tha Musavi në mbrëmjen e së enjtes. Deklaratat erdhën pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan dhe Këshilltari Kombëtar i Sigurisë John Bolton shprehën mbështetjen e plotë për opozitën dhe njoftuan se ushtria amerikane është e gatshme të bashkohet me lëvizjet e tyre kundër Maduros. "Kërcënimi për të përdorur forcën kundër vendeve të tjera është shkelje e ligjeve ndërkombëtare, veçanërisht e Kartës së Kombeve të Bashkuara", tha Musavi. "Ne presim që të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare të dënojnë deklaratat e tilla dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat".