Lideri suprem thekson domosdoshmërinë e zbatimit të kuranit dhe mësimeve kuranore
Fuqia në rritje dhe progreset e jashtëzakonshme të kombit iranian në 40 vitet e kaluara janë për shkak të zbatimit të kuranit dhe qëndresës dhe sot kjo është rruga e vetme për tu përballur me djallëzitë dhe mëkatin.
Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik ditën e hënë në ceremoninë e unifikimit me Kuranin që u mbajt me rastin e nisjes së muajit të bekuar të Ramzanit në huseinienë Imam Khomeini (ra), theksoi se mos njohja me mësimet kuranore dhe mos zbatimi i tyre është problemi kryesor sot i botës islame. Bota islame ka elementë të shumta të fuqisë një prej të cilave është vija e përbashkët fetare dhe zbatimi i mësimeve kuranore. Ky potencial i madh mund të përdoret për forcimin e pozitës së botës islame në nivel botëror dhe ngritjen e fuqisë reale të botës islame. Mirëpo problemet dhe sfidat me të cilat sot përballen vendet islamike, tregon një realitet të hidhur. Ky realitet është pikërisht ajo që ka theksuar lideri suprem d.m.th. mos zbatimi i mësimeve kuranore. Distancimi nga Kurani do të thotë lëvizje në rrugën e devijuar dhe të humbjes. Këtë e ka treguar edhe situata e fundit në rajon. Lideri suprem i revolucionit islamik duke përmendur lëvizjen e zgjimit islamik dhe lëvizjet e popujve në disa vende përgjatë viteve të fundit ka thënë: Kjo lëvizje për shkak të mos vlerësimit të saj dhe për shkak të besimit tek Amerika dhe regjimi sionist u shua mirëpo kombi iranian duke përfituar nga imam Khomeini (ra) i cili ishte shembull i mësimeve kuranore, ka vlerësuar lëvizjen dhe revolucionin e vet dhe që në ditët e para nuk i ka besuar fuqive arrogante dhe ka qëndruar përballë tyre. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera shtoi: Ata të cilët në mesin e popujve trajtojnë çështjen e presidentit apo të mbretit, janë pikërisht ata për të cilët Kurani haptazi ka këshilluar përballjen me ata dhe ka thënë që atyre të mos u besohet. Amerika sot me metoda të ndryshme po mundohet të thyejë qëndresën islamike, të dobësojë ekonominë dhe të sundojë mbi botën islame. Në këtë mes një kërcënim i brendshëm u kanoset shoqërive islame që është distancimi nga mësimet kuranore. Kjo është në kohën kur feja islame dhe Kurani janë rruga e shpëtimit dhe e perfeksionimit të njerëzimit. Rëndësia e kësaj çështjeje bëhet akoma më e qartë kur analizojmë në formë të qartë dhe reale zhvillimet e fundit në rajon. Myslimanët përballen me një situatë plotë rreziqe të krijuar nga Amerika, e cila me objektivat e saj djallëzore po përballet me ummetin islam dhe synon të krijojë përçarje dhe komplote. Përballja me të tilla veprime e bën të nevojshme zgjimin real.