Djali i Trump thirret në Senatin e Amerikës
Senati i Amerikës ka thirrur djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump që të japë shpjegimi në lidhje me lidhjen e tij me Rusinë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Komiteti i Inteligjencës në Senatin e Amerikës ka thirrur Donald Trum Jr, djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump, që të japë dëshmi në lidhje me hetimet e Robert Mueller, prokurorit special të dosjes për lidhjen e të afërmve të Trump me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.
Donald Trum Jr edhe më parë është thirrur në komitetin gjyqësor të Senatit për të dëshmuar në lidhje me nivelin e pjesëmarrjes në programin e ndërtimit të një kulle të Trump në Moskë.
Michael Cohen, ish-avokati i Trump, i cili në fillim të kësaj jave ka filluar dënimin e tij në burg, gjatë dëshmisë në komitetin mbikëqyrës së Kongresit të Amerikës, ka thënë se rreth 10 herë i ka raportuar anëtarëve të familjes Trump në lidhje me projektin “Kulla Trump” në Moskë.