Irani kërkon qartësimin e ngjarjes në portin Fuxhira
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ngjarjet e ndodhura ditë më parë kundër disa anijeve në detin e Omanit i ka quajtur shqetësuese dhe për të ardhur keq dhe ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Abas Musavi, pasi vuri në dukje se të tilla ngjarje ndikojnë negativisht në sigurinë e kalimit të shëndetshëm të anijeve në det ka paralajmëruar mbi komplotet e elementëve dashakeq për të prishur stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe kërkoi nga vendet e rajonit që të jenë të vetëdijshëm dhe të përballen me të tilla aventura të elementëve të huaj. Ditën e dielë janë dhënë lajme për shpërthime në portin Fuxhira në lindje të EBA, lajm që në fillim është hedhur poshtë nga autoritetet e këtij vendi por që më vonë janë konfirmuar nga ministria e jashtme e EBA. Disa ekspertë janë shprehur të shqetësuar mbi rrezikun e shtimit të çmimit të naftës për shkak të shpërthimeve në portin Fuxhira. Porti Fuxhira në detin e Omanit është porti më i rëndësishëm për eksportin e naftës së 1.8 milion fuçi naftë në ditë.