Spiuni britanez dënohet me dhjetë vjet burg në Iran
Zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit njoftoi se një agjent kulturor për shkak të bashkëpunimit e shërbimet e spiunazhit të Anglisë, është dënuar me dhjetë vjet burg.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Ismaili, zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit, ditën e hënë deklaroi: “Përgjegjësi i tryezës së Iranit në Këshillin Kulturor të Anglisë i quajtur British Council është arrestuar nga autoritetet e inteligjencës së Iranit për shkak se kishte lidhje me shërbimet spiunazhe të Anglisë dhe ishte përgjegjës i disa projekteve destruktive kulturore në Iran”.
Gholamhusejn Ismaili shtoi: “Personi në fjalë ka pohuar të gjithë veprimtarinë që ka zhvilluar dhe bashkëpunimin me shërbimet e spiunazhe të Anglisë dhe në fund pas vërtetimit të provave, gjykata e ka dënuar atë me 10 vjet burg”.