Lideri Suprem: Opsioni bazë I kombit iranian është rezistenca
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87997-lideri_suprem_opsioni_bazë_i_kombit_iranian_është_rezistenca
Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me funksionarë dhe autoritete të vendit, theksoi se opsioni bazë i kombit iranian në përballë me armiqtë është rezistenca në të gjitha fushat, pasi negociatat me qeverinë aktuale të Amerikës janë helm i dyfishtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2019 05:43 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Opsioni bazë I kombit iranian është rezistenca

Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me funksionarë dhe autoritete të vendit, theksoi se opsioni bazë i kombit iranian në përballë me armiqtë është rezistenca në të gjitha fushat, pasi negociatat me qeverinë aktuale të Amerikës janë helm i dyfishtë.

Ajetollah Khamenei shtoi se sigurisht që nuk do të ketë luftë por përballje, përballje të vullneteve dhe në këtë fushë vullneti i kombit iranian dhe i shtetit të Republikës Islamike të Iranit është më i fuqishëm sesa i armikut dhe me ndihmën e Zotit edhe një herë kombi iranian do të dalë fitimtar. Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit me në krye Amerikën, kujtojnë se me anë të sanksioneve të pashoq mund të godasin iranian ndërkohë që hekuri i Republikës Islamike të Iranit me vullnetin e popullit dhe të funksionarëve është forcuar edhe më shumë. Lideri suprem duke përmendur raportet zyrtare të qendrave shtetërore në Amerikë, 41 milion amerikanë të uritur, 2.2 milion amerikanë të burgosur shumica e të cilëve konsumatorë të lëndëve narkotike dhe 31% e të shtënave me armë zjarri  në ambientet publike në botë bëhen në Amerikë, tregojnë realitetin e këtij vendi dhe për këtë disa nuk duhet ta paraqesin Amerikën si të madhe dhe të rrezikshme pasi ky vend  përballet me të tilla probleme. Lideri suprem i revolucionit islamik gjithashtu theksoi se për realizimin e reformave nuk duhet pasur sytë tek të huajt pasi kjo dëmton vendin dhe një shembull i qartë është sjellja e Evropës kundrejt çështjes bërthamore. Lideri suprem shtoi: Ne nuk kemi probleme me evropianët mirëpo ata nuk kanë zbatuar dhe nuk i zbatojnë zotimet e tyre dhe në të njëjtën kohë pretendojnë se janë të angazhuar në këtë marrëveshje.