Sot manifestohet Dita e Firdusit, poetit të madh epik të Iranit
Sot më datë 25 ordibehesht sipas kalendarit iranian që përkon me 15 maj, është dita për përkujtimin e poetit të madh iranian Abul-Kasem Firdusi.
Poeti dhe mendimtari i madh iranian Abul-Kasem Firdusi ka lindur në vitin 329 hixhri kameri (940 të erës së re) në qytetin Tus në verilindje të Iranit. Abul-Kasem Firdusi gjatë jetës 80 vjeçare me të gjithë aftësitë dhe talentin poetik dhe të krijimtarisë së tij, ishte përshkruar në ringjalljen e krenarive kombëtare të Iranit dhe në fund puna e tij rezultoi me krijimin e një kryevepra të madhe letrare me titull Shahname.
Shahname e Firdusit e cila përmban rreth 50 mijë vargje poetike, është një përmbledhje e tregimeve kombëtare dhe të historisë antike të mbretërve dhe heronjve të mëdhenj të Persisë së Lashtë dhe që përshkruan veprat heroike të tyre me fitoret, burrërinë, trimërinë dhe devotshmërinë.
Firdusi me padyshim është poeti më i madh i gjuhës persiane dhe vepra e tij Shahname është kryevepra më e pavdekshme e gjuhës, mendimit dhe kulturës persiane dhe shumë studiues këtë vepër e konsiderojnë epopeja më a madhe letrare në botë.