Musavi: Iranianët kurrë nuk do të dorëzohen para presionit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88094-musavi_iranianët_kurrë_nuk_do_të_dorëzohen_para_presionit_amerikan
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII të premten në mbrëmje, në një postim të tij në Tuiter, duke thënë se iranianët nuk do të dorëzohen kurrë para presioneve të paligjshme të SHBA, ka shtuar se, Amerika në vend të kërcënimeve, duhet të përmbush detyrimet e saj sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2019 03:56 Europe/Tirane
  • Musavi: Iranianët kurrë nuk do të dorëzohen para presionit amerikan

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII të premten në mbrëmje, në një postim të tij në Tuiter, duke thënë se iranianët nuk do të dorëzohen kurrë para presioneve të paligjshme të SHBA, ka shtuar se, Amerika në vend të kërcënimeve, duhet të përmbush detyrimet e saj sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sejed Abas Musavi deklaroi se taktika amerikane për të ushtruar presion mbi Republikën Islamike të Iranit ka dështuar për 40 vjet. Pas largimit nga marrëveshja bërthamore, SHBA kanë nisur një fushatë gjithëpërfshirëse për të ushtruar presion mbi Iranin.  Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.