Musavi reagon ndaj deklaratës së homologut të tij francez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij francez i cili i ka kërkuar Irani që të zbatojë me përpikmëri marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se Irani është i gatshëm të sillet me këtë marrëveshje saktësisht ashtu siç sillen partnerët e tjerë evropian mes tyre Franca.
Abas Musavi ka thënë se me padyshim një sjellje e tillë për francezët që pretendojnë se mbështetin marrëveshjen bërthamore, është sjellje bindëse. Agnes von der Muhll, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të francez lidhur me vendimit e fundit të Iranit mbi marrëveshjen bërthamore dhe shtimin 4 fish të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën 3.67%, ka thënë: Parisi me forcë kërkon nga Irani që ashtu sic ka zbatuar zotimet e tij deri tani, të vazhdojë zbatimin e tyre. pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve nga ana e Uashingtonit kundër Teheranit, Irani ka marrë vendim të ulë nivelin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore të parashikuar në nenet 26 dhe 36 të marrëveshjes në fjalë dhe sipas vendimit të këshillit për sigurinë kombëtare do të rrisë nivelin e rezervave të uraniumit të pasuruar në gradën 3.67%.