Major Musavi: Iranofobia strategji e Amerikës për të mjelë arabët
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Ngjarjet që ndodhën në EBA dhe në Irak me ardhjen e Amerikës nuk ishin pa shkak dhe qëllimi i iranofobisë është mjelja e arabëve.
Sejed Abdul’rahim Musavi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit i pranishëm në simpoziumin Çlirimtarët e Dritës ka thënë: Nëse analizojmë saktë zhvillimet e fundit në rajon arrijmë të kuptojmë se kombi iranian me të gjitha vështirësitë, i ka qëndruar besnik principeve të revolucionit islamik dhe është fuqizuar më shumë se kurdoherë tjetër. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Amerika duhet ta dijë se siguria në Lindjen e Mesme ruhet nga vendet e rajonit dhe shtoi se armiqtë duhet ta dinë se me shkrepjen e parë çdo gjë e tyre do të kthehet në asgjë. Major Musavi ndër të tjera vuri në dukje se Irani për 40 vjet ka ruajtur ndershmërinë, fenë dhe atdheun e vet dhe shtoi: Kombi iranian qëndron i fortë përballë kërcënimeve të armiqve.