Vizita e Eragçi në vendet fqinje theksohet bashkëpunimi për zgjedhjen e problemeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88310-vizita_e_eragçi_në_vendet_fqinje_theksohet_bashkëpunimi_për_zgjedhjen_e_problemeve
Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të konsultimeve politike dhe diplomatike të Teheranit me vendet e Azisë ka nisur një turne në Oman, Kuvajt dhe Katar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 28, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Vizita e Eragçi në vendet fqinje theksohet bashkëpunimi për zgjedhjen e problemeve

Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të konsultimeve politike dhe diplomatike të Teheranit me vendet e Azisë ka nisur një turne në Oman, Kuvajt dhe Katar.

Gjatë kësaj vizite zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të analizojë dhe shqyrtojë zhvillimet ndërkombëtare dhe sidomos ato në Gjirin Persik. Zëvendësministri i jashtëm i RII, gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Omanit, theksoi se sanksionet kundër Iranit kanë qenë një eksperiment i dështuar që ishin gjykuar shumë herë më parë. Sejed Abas Erakçi, zëvendësministër i jashtëm i Iranit, në një takim në Muskat me ministrin e jashtëm të Omanin Jusuf bin Alavi, duke theksuar se Teherani nuk dëshiron tensione në rajon ka shtuar: Dhënia fund e sanksioneve dhe përfitimi i të gjitha vendeve të rajonit nga bashkëpunimi ekonomik, siguron paqen dhe stabilitetin në Azinë Perëndimore. Ministri i jashtëm i Omanit nga ana e tij gjatë këtij takimi vuri në dukje gjithashtu nevojën për përmbajtje nga të gjitha palët, duke iu referuar situatës kritike në rajon. Zëvendësministri i jashtëm iranian për çështje politike përmes një mesazhi, shprehu gatishmërinë e Iranit për mbajtjen e bisedimeve me të gjitha shtetet bregdetare të Gjirit Persik. Asnjë bisedim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë me SHBA nuk do te mbahet, por jemi te gatshëm për të negociuar me çdo vend në Gjirin Persik për marrëdhënie të balancuara dhe konstruktive bazuar në respektin dhe interesat reciproke, shkroi në Twitter z. Abas Erakçi, zëvendësministri i jashtëm iranian për çështje politike. Erakçi arriti në Oman të dielën në pjesën e parë të turneut të tij rajonal. Ai gjithashtu është paraparë të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin në vazhdën e bisedimeve intensive me shtetet fqinje. Në turneun e tij tre-ditor, Erakçi është planifikuar të diskutojë zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht ato në Gjirin Persik. Më parë, ministri i jashtëm i Omanit Jusuf bin Alavi bin Abdullah në takimin e tij me ministrin e jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Omani është gati të ulë tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit. Qëndrimi i Iranit bazohet në një qasje që kërkon paqen, stabilitetin dhe përparimin për të gjitha vendet, tha të dielën ministri i jashtëm iranian, Muhamed Xhevad Zarif. "Mesazhi dhe preferenca jonë është mjaft e qartë, ne jemi të interesuar për një jetë paqësore, kjo është zgjedhja e Republikës Islamike të Iranit , por paqja dhe prosperiteti duhet të ofrohen për të gjithë", ka thënë shefi i diplomacisë iraniane. Zarif arriti në Bagdad të shtunën për të mbajtur takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë irakianë mbi zhvillimet më të fundit në botë dhe rajon. Vizita e tij e tretë në Irak vjen në mes të një serie lëvizjesh ushtarake nga SHBA në rajon. Ministri i jashtëm i RII tha se mesazhi i Iranit për të gjitha vendet evropiane dhe partnerët e tjerë ekonomik është se nëse nuk qëndrojnë kundër agresioneve të SHBA dhe nëse interesat e Iranit nuk sigurohen, të gjitha palët do të mbartin barrën. Iraku si një vend mik, është aktiv në rajon dhe ky është një zhvillim pozitiv për Iranin, tha Zarif, duke vënë në dukje se kërcënimi i shkaktuar nga terrorizmi dhe lufta ekonomike amerikane u ngrit në takimet me zyrtarët irakianë. Ai theksoi se zgjidhja e vetme e ngërçit aktual është që SHBA të ndalojë veprimet e saj armiqësore kundër Iranit. "Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund kësaj situate dhe pjesa tjetër e botës duhet të jetë e vetëdijshme se nëse duan të gëzojnë paqen, ata duhet të sigurohen që populli iranian të përfitojë nga marrëveshja bërthamore", tha Zarif. Duke komentuar qëndrimin e fundit të qeverisë së Irakut mes lëvizjeve të fundit të Shteteve të Bashkuara, ministri i jashtëm iranian theksoi se nuk ka nevojë për ndërmjetësim të palëve të treta", por masat dhe mbështetja nga miqtë irakianë janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara".