Musavi: Deklaratat e amerikanëve nuk kanë rëndësi për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88313-musavi_deklaratat_e_amerikanëve_nuk_kanë_rëndësi_për_iranin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje deklaratat e presidentit të Amerikës, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk i kushton vëmendje të madhe deklaratave dhe kërcënimeve të funksionarëve amerikanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 28, 2019 09:33 Europe/Tirane
  • Musavi: Deklaratat e amerikanëve nuk kanë rëndësi për Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje deklaratat e presidentit të Amerikës, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk i kushton vëmendje të madhe deklaratave dhe kërcënimeve të funksionarëve amerikanë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës ditën e hënë në konferencën për shtyp të përbashkët me Shinzu Abe, kryeministrin e Japonisë në Tokio, edhe njëherë përsëriti akuzat e pavërteta kundër Iranit dhe pretendoi se qëllimi i tij i vetëm nga ushtrimi i presionit kundër Iranit është moslejimi i Teheranit që të prodhojë armë bërthamore. Trump gjithashtu në një deklaratë qesharake, ka kërkuar zhvillimin ekonomik të Iranit.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën e tij për shtyp, deklaroi: “Ndryshimi i tonit të deklaratave të funksionarëve amerikan duhet të rezultojë me ndryshimin e qasjes dhe sjelljes së tyre”.

Musavi në lidhje me diplomacinë rajonale të Iranit, deklaroi: “Irani me vendet e rajonit në kuadër të marrëdhënieve dy, tre e më shumëpalëshe, zhvillon takime dhe kontakte të vazhdueshme dhe do ta vazhdojë këtë metodë aktive dhe paralele”.

Musavi në lidhje me propozimin e ministrit të punëve të jashtme të Iranit për vendet arabe për nënshkrimin e një pakti për mosagresion, deklaroi: “Vendet arabe në jug të Gjirit Persik janë prej fqinjëve të rëndësishëm të Iranit dhe Teherani posedon vullnetin e duhur për mënjanimin e tensioneve dhe keqkuptimeve. Sa i përket krizës në Siri, kërkesa e Teheranit nga disa vende është kjo që ta lirojnë Sirisë dhe të lejojnë që qeveria dhe populli i Sirisë të çojë proceset përpara në mënyrë të pavarur. Sovraniteti kombëtar i Sirisë shpejtë ose vonë do të zbatohet në të gjithë territorin e këtij vendi”.