Lideri suprem: Negociatat, taktikë e Amerikës për të plotësuar strategjinë e presioneve
Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik ditën e mërkurë në një takim me mijëra profesorë dhe pjesëtarë të kuadrit shkencor të universiteteve në vend, pasi theksoi se mbrojtja e Palestinës është si përgjegjësi njerëzore, ashtu edhe fetare dhe morale, shtoi se disa po ndjekin Amerikën që të zbatojë planin Akordi i Shekullit mirëpo Amerika dhe ndjekësit e saj do të pësojnë disfatë tjetër edhe në këtë çështje.
Ajetollah Khamenei, ditën e Kodsit sivjet e ka cilësuar tepër të rëndësishme dhe ka thënë: Shkaku i kësaj rëndësie të dyfishtë janë veprimet tradhtare të Amerikës dhe ndjekësve të saj në rajon të cilët mundohen për realizimin e planit Akordi i Shekullit. Lideri suprem i revolucionit islamik tha se kushtet aktuale rreth Palestinës ndryshojnë me atë të kaluarën dhe kjo vihet re në gjuhën dhe tonin e përdorur nga Amerika dhe ndjekësit e saj që synojnë eliminimin e çështjes palestineze dhe shtoi se për këtë arsye dita botërore e Kodsit që është mbrojtje e Palestinës nëpërmjet pjesëmarrjes së popullit, sivjet ka rëndësi edhe më të madhe. Ajetollah Khamenei në një pjesë tjetër të fjalimit të tij foli mbi polemikat e mediave të huaja mbi negociatat dhe ka thënë: Qëllimi i atyre që thonë se Irani duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve është futja në negociata me Amerikën, mirëpo ne nuk kemi probleme me vendet e tjera dhe me evropianët dhe me të tjerët negociojmë. Lideri suprem i revolucionit islamik tha se një pikë e rëndësishme në negociata është përcaktimi i temës së negociatave dhe shtoi se “ ne nuk negociojmë për çdo çështje dhe çështjet e ndjeshme dhe që prekin nderin e revolucionit, siç është potenciali mbrojtës, janë çështje të pangeciueshme. Ajetollah Khamenei duke ritheksuar se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do të negociojë me Amerikën shtoi: Ashtu siç është thënë edhe më parë mos futja në negociata me Amerikën ka arsye pasi së pari këto negociata nuk kanë asnjë dobi dhe së dyti ato janë të dëmshme. Lideri suprem ditën e martë gjithashtu në një takim me funksionar dhe autoritete të shtetit theksoi se opsioni i palëkundur i kombit iranian është rezistenca përballë Amerikës dhe kjo përballje do ta detyrojë Uashingtonin që të tërhiqet.