Rezistenca çelësi i fitores përballë armikut
Lideri suprem i Revolucionit Islamik theksoi se zyrtarët iranianë dhe njerëzit nuk do të mashtrohen nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Ajetollah Khamenei ka mbajtur një fjalim gjatë një ceremonie që shënoi përvjetorin e 30-të të vdekjes së themeluesit të RII Imam Khomeinit (ra), në kryeqytetin Teheran. Lideri suprem paralajmëroi për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara ndaj qasjeve politike që synojnë të krijojnë përshtypjen se i ka braktisur rrugët e tij agresive kundër Republikës Islamike. Khamenei tha se presidenti amerikan po përpiqej të thoshte se "jemi të përgatitur të të pranojmë ty", por paralajmëroi se "kjo është zgjuarsi politike". "Kjo nuk i bën përshtypje autoriteteve të Republikës Islamike te Iranit dhe popullit iranian. Amerikanët duhet të qëndrojnë larg. Kudo që SHBA hedh hapin, ose ndjek luftë, rebelim, shfrytëzim apo imperializëm", tha Ajetollah Khamenei. Lideri suprem më tej përshëndeti "doktrinën e rezistencës" së Iranit kundër imperializmit, si një trashëgimi e Imam Khomeinit (ra). "Qëllimi i rezistencës është arritja e pikave kundër pengesave ekonomike, politike, sociale dhe ushtarake", tha Ajetollah Khamenei. "Ne duhet të arrijmë një pikë, e cila do të pengonte armikun nga kryerja e agresionit kundër popullit të Iranit", shtoi ai. Ajetollah Khamenei e konsideroi Imam Khomeinin (ra) si një ikonë të rezistencës, i cili ndoqi një rrugë të pashoq e cila qëndroi gjatë përballë armiqve dhe arriti kulmin në vetë-mbështetjen aktuale të vendit. Sikur të mos ishte rezistenca e vendosur nga Irani, Lideri suprem deklaroi se Irani do të shndërrohej në një shtet vasal si Arabia Saudite, e cila jo vetëm që i shërben Uashingtonit me burimet e saj të naftës dhe burime të tjera, por gjithashtu është e detyruar të bashkojë politikat e saj me ato të SHBA. Rezistenca e Republikës Islamike të Iranit ka neutralizuar gjithmonë politikat dhe komplotet e armiqve dhe në historinë e dyzet viteve të Revolucionit Islam, shenjat e tij gjenden kudo. Armiqësia me Iranin, e cila filloi pas fitores së Revolucionit Islamik, është për shkak të rezistencës racionale, intelektuale dhe fetare të kombit iranian. Rezistenca logjike dhe parimore e kombit iranian ndaj kërcënimeve amerikane ka detyruar sunduesit e saj të ndryshojnë qëndrimin e tyre kundër Iranit. Fushata politike dhe ushtarake e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të kryesuar nga Donald Trump, i cili me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe me vendosjen e sanksioneve, kërcënon kombin iranian, por aktualisht ka ndryshuar ritëm, tregon efikasitetin e rezistencës. Kombi iranian ka fituar suksese të rëndësishme në aspektin shkencor, politik, ekonomik dhe mbrojtjes dhe vazhdimi i armiqësisë amerikane ndaj kombit iranian është çrrënjosur. Siç ka theksuar edhe lideri Suprem i Revolucionit Islam, ideja e rezistencës është arma më e fuqishme e një kombi. Rezistenca e kombit iranian, i cili ka kaluar kufijtë gjeografikë të sotëm, tregon se mendimi i rezistencës së Imam Khomeinit (ra) ka komponentë racional dhe efektiv dhe është i përkrahur nga vende të tjera të lira dhe të pavarura. Në të njëjtën mënyrë, Ajetollah Khamenei, tha se "themeli i mendimit të rezistencës", "lëvizja e fuqishme dhe e mençur në këtë mënyrë" dhe "mos humbja e qëllimit", janë mësime nga Imam Khomeini (ra) për kombin dhe autoritetet dhe vuri në dukje se kjo gradualisht është shtrirë dhe zgjeruar përtej kufijve të Iranit.