Vizita e kryeministrit japonez në Teheran
(last modified Wed, 12 Jun 2019 07:03:02 GMT )
Qershor 12, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit japonez në Teheran

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe në krye të një delegacioni të lartë, është nisur sot nga Tokio për në Teheran.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabie njoftoi se kryeministri japonez Shinzo Abe është planifikuar të mbajë takim me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei. Takimi duhet të bëhet brenda kuadrit të marrëdhënieve tradicionale dhe të gjata dhe në përputhje me zhvillimin e lidhjeve dypalëshe dhe çështjeve me interes të përbashkët, tha ai. Vizita e Abe në Teheran do të jetë vizita e parë në Iran nga një udhëheqës japonez gjatë katër dekadave të fundit. Gjatë vizitës së tij tre-ditore, kryeministri japonez shpreson të luajë një rol ndërmjetësues ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për të ulur tensionet mes dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Kyodo. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e SHBA Donald Trump në Tokio në fund të majit, kryeministri japonez tha se do të bënte përpjekje për të lehtësuar dialogun midis Teheranit dhe Uashingtonit. Oferta e tij u prit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Tags