Irani hedh poshtë pretendimet e Amerikës mbi aksidentin në detin e Omanit
Përfaqësuesi i përhershëm i RII në OKB ditën e premte ka hedhur poshtë pretendimet e pabaza të Amerikës mbi aksidentin në detin e Omanit dhe ka dënuar me një ton të ashpër të tilla pretendime.
Përfaqësuesi i përhershëm i RII në OKB pasi vuri në dukje praninë e gjerë ushtarake të Uashingtoni në rajon, tha se kjo prani është burimi kryesor i pasigurisë dhe destabilitetit në rajonin e Gjirit Persik dhe shtoi se Amerika dhe aleatët e saj në rajon duhet të heqin dorë nga provokimet për luftë, thurja e komploteve dhe nga operacionet e fshehta, të cilat bëhen me qëllim që të akuzojnë vendet e tjera të rajonit. Në deklaratën e lëshuar nga përfaqësia e Iranit në OKB thuhet se Irani edhe një herë paralajmëron dhe shpreh shqetësimin e thellë për sjelljet provokuese, luftënxitëse dhe imponuese të Amerikës dhe shpreh shqetësimin e tij për të aksidentin e dyshimtë të sulmeve naftëmbajtëseve në detin e Omanit. Përfaqësia e Iranit në OKB ka deklaruar se e vetmja rrugë për uljen e tensioneve në rajon është sjellja konstruktive e të gjitha vendeve të rajonit në kuadër të një dialogu real duke respektuar parimet dhe normat ndërkombëtare dhe respektin reciprok. Irani do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv dhe aktiv në garantimin e paqes, stabiliteti dhe sigurisë në rajon duke garantuar sigurinë e kalimit të anijeve në rrugët strategjike detare. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte pa dhënë asnjë fakt apo dëshmi ka akuzuar direkt Iranin si përgjegjës për djegien e anijeve në detin e Omanit.