Ruhani: Koha e evropianëve në marrëveshjen bërthamore është shumë e shkurt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88859-ruhani_koha_e_evropianëve_në_marrëveshjen_bërthamore_është_shumë_e_shkurt
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje durimin dhe vetëpërmbajtjen e Teheranit gjatë një viti të kaluar në marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi se anëtarët evropiane e marrëveshjes bërthamore do të kenë kohë shumë të shkurtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2019 11:25 Europe/Tirane
  • Ruhani: Koha e evropianëve në marrëveshjen bërthamore është shumë e shkurt

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje durimin dhe vetëpërmbajtjen e Teheranit gjatë një viti të kaluar në marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi se anëtarët evropiane e marrëveshjes bërthamore do të kenë kohë shumë të shkurtë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë gjatë pranimit të letrave kredenciale të Philippe Thiebaud, ambasadorit të ri të Francës në Teheran, tha se rrethanat aktuale janë të ndjeshme, prandaj prishja e marrëveshjes bërthamore nuk është në interes të Iranit, Francës, Rajonit dhe as në interes të botës.

Hasan Ruhani në këtë takim deklaroi: "Krijimi i kufizimeve dha ndalesave nga ana e Amerikës kundër Iranit në disa çështje duke përfshirë edhe importin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, pjesë makinerike të avionëve të transportit civilë, tregtinë ushqimore dhe ose pjesë makinerike të disa fabrikave, është veprim tërësisht çnjerëzor dhe tregon luftën e gjerë ekonomike të Amerikës kundër popullit të Iranit".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim theksoi se vullneti politik i Iranit është forcimi i marrëdhënieve të sinqerta me Francës në të gjitha fushat dhe sidomos në sferën ekonomike dhe shtoi: "Nuk duhet lejuar që asnjë faktorë të pengojë zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të përbashkëta Teheran-Paris".

Philippe Thiebaud, ambasadorit të ri të Francës në Teheran, nga ana e tij në këtë takim deklaroi: "Teherani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe Franca po bënë përpjekje që ta ruajë këtë marrëveshje e cila gëzon edhe mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare".

Ai shtoi se Franca është e vendosur të zgjerojë marrëdhëniet e saj me Iranin në të gjitha fushat dhe qeveria franceze nuk do të kursejë kurrfarë përpjekje për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike me Teheranin.