Trump: Ditën e hënë vendosen sanksione të reja kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88997-trump_ditën_e_hënë_vendosen_sanksione_të_reja_kundër_iranit
Presidenti amerikan ka thënë se prej ditës së hënë Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 23, 2019 05:21 Europe/Tirane
  • Trump: Ditën e hënë vendosen sanksione të reja kundër Iranit

Presidenti amerikan ka thënë se prej ditës së hënë Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit.

Në një mesazh të tij në Twitter, Donald Trump ka pretenduar se këto sanksione do ta bëjnë shumë të vështirë posedimin e armëve atomike nga ana e Iranit. Pak më parë Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai do të jetë "miku më i mirë" i Iranit dhe se Republika Islamike mund të jetë një vend "i pasur" në qoftë se ndalon ndjekjen e armëve bërthamore. Udhëheqja e Iranit ka shprehur në mënyrë të përsëritur kundërshtimin e fortë ndaj zhvillimit dhe përdorimit të armëve bërthamore. "Ata nuk do të kenë armë bërthamore. Ne nuk do të kemi një Iran me armë bërthamore, "u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të shtunën. "Kur ata të bien dakord për këtë, do të kenë një vend të pasur, do të jenë kaq të lumtur dhe unë do të jem miku i tyre më i mirë", shtoi Trump. Trump i bëri komentet një ditë pasi Irani njoftoi se forcat e tij u përmbajtën nga rrëzimi i aeroplanit me personel ushtarak që po shoqëronte dronin spiun amerikan, i cili u rrëzua në Gjirin Persik pas hyrjes në hapësirën ajrore iraniane.