Përgjigja definitive e Iranit ndaj agresorëve
Forcat e armatosura dhe kombi iranian nuk dëshiron luftë dhe nuk e mirëpret luftën, mirëpo njëkohësisht janë të gatshëm për mbrojtjen e vendit.
Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se forcat e armatosura dhe populli i Irani nuk e mirëpret luftën, mirëpo gjithmonë është i gatshëm për mbrojtjen e vendit të vet. Gjeneral Amir Ali Haxhizade ditën e shtunë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, vuri në dukje rrëzimin e drenit spiunazh të Amerikës në brigjet e Iranit dhe shtoi: "Veprimi i amerikanëve ishte në kundërshtim me ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë kryer vetëm detyrën legjitime të tyre". Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit në vazhdim tha: "Përgjigje e forcave të armatosura të Iranit ndaj agresorëve dhe shkelësve të hapësirës ajrore të Iranit është një përgjigje e prerë dhe në rast të përsëritjes së këtij agresioni, do të përsëritet edhe përgjigja e Iranit". Gjeneral Haxhizade duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjatë dyzet viteve të kaluara gjithnjë është përballur me agresionin e armiqve, theksoi: "Siguria kombëtare dhe mbrojtje e integritetit territorial janë prioritetet më të rëndësishme të forcave të armatosura të Iranit dhe sot në sigurimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të nevojshme për mbrojtjen e vendit duke përfshirë raketat dhe sistemet kundërajrore, Irani plotëson tërësisht nevojat e veta". Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit në fund tha: "Irani posedon një koleksion të dronëve amerikanë që konsiderohen dëshmi e agresionit ajror të Amerikës ndaj hapësirës ajrore të Iranit dhe këto dëshmi tregojnë se ata nuk dëshirojnë t'i respektojnë ligjet ndërkombëtare". Komandanti i lartë ushtarak iranian ka thënë se Irani është përmbajtur nga rrëzimi i një aeroplani amerikan me 35 vetë në bord që po shoqëronte avionin spiun amerikan i cili u rrëzua në Gjirin Persik pas futjes në hapësirën ajrore iraniane. "Së bashku me avionin spiun amerikan, gjithashtu kishte një aeroplan amerikan P-8 me 35 vetë në bord", u tha gazetarëve të premten Amir Ali Haxhizadeh, komandanti i Divizionit të Hapësirës ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). "Ky aeroplan hyri edhe në hapësirën tonë ajrore dhe ne mund ta kishim vënë në shënjestër, por nuk e bëmë sepse qëllimi ynë pas hedhjes poshtë të avionit spiun amerikan ishte t'i jepnim një paralajmërim forcave terroriste amerikane", shtoi gjeneral Haxhizadeh. Ndërsa Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rrëzimi dronit spiunazh të Amerikës në hapësirën ajrore mbi ujërat e Iranit është një mesazh i qartë që tregon se kufijtë e territorit të Iranit janë vijë e kuqe. Gjeneral Husejn Salamai, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, në kongresin kombëtar për përkujtimin e 5400 martirëve të provincës Kurdistan në perëndim të Iranit, vuri në dukje rrëzimin e një droni spiunazh të Amerikës në hapësirën ajrore të Iranit dhe shtoi: “Forcat kundërajrore të Gardës Revolucionare të Iranit kanë goditur dhe rrëzuar një dron spiunazhi të Amerikës i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të kufijve detare të Iranit. Kjo sjellje është metoda dhe rregulli i popullit të Iranit në përballja me armikun”. Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha: “Irani nuk synon luftë me asnjë vend, mirëpo është i gatshëm për luftë dhe Republika Islamike e Iranit gjithashtu me rezistencën e vet, i paralajmëron armiqtë në lidhje me këtë çështje”. Gjeneral Salami duke thënë se Irani në çdo çështje që ka treguar rezistencë, ka dalë fitimtar dhe theksoi: “Armiku duhet të respektojë integritetin territorial dhe interesat kombëtare të Iranit”.