Irani i gatshëm për t'u përballur me çfarëdo kërcënimi dhe agresioni
Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk synojnë luftë, mirëpo me të gjitha forcat do të mbrojnë interesat e popullit iranian përball çfarëdo lloj kërcënimi dhe agresioni.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi, gjeneral Gholamali Rashid, komandanti i bazës kundërajrore "Khatmeul-Anbija", ditën e diele gjatë vizitës në qendrën komanduese për kontrollimin e radarëve dhe sistemeve raketore të forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, në takim me komandantët e kësaj force, deklaroi: "Në rast të ndodhjes së ndonjë konflikti në rajonin e Azisë Perëndimore, përmasat e atij konflikti nuk do të mund të administrohen dhe kontrollohen nga asnjë vend".
Gjeneral Gholamali Rashid duke thënë se fati i interesave të popujve të rajonit është i lidhur mes vete, shtoi: "Vendet e rajonit ose të gjitha do të ecin në rrugën e stabilitetit ose për shkak të politikave ndërhyrëse të Amerikës dhe provokimeve të disa shteteve të caktuara, do të përballen me konflikte, destabilitet dhe luftë. Amerika duke shmangur veprimet e gabuara në rajon, duhet të veprojë me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së forcave amerikane dhe për të mos rrezikuar ata".