"Irani ka dërguar një mesazh!" Ekspertët për rrëzimin e dronit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89054-irani_ka_dërguar_një_mesazh!_ekspertët_për_rrëzimin_e_dronit_amerikan
Rrëzimi i një droni spiun të avancuar amerikan nga Irani me një raketë tokë-ajër javën e kaluar, tregon se aftësitë e mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike paraqesin një sfidë serioze ndaj superioritetit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në qiell, thonë ekspertët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2019 17:02 Europe/Tirane

Rrëzimi i një droni spiun të avancuar amerikan nga Irani me një raketë tokë-ajër javën e kaluar, tregon se aftësitë e mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike paraqesin një sfidë serioze ndaj superioritetit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në qiell, thonë ekspertët.

Të enjten e kaluar, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit goditi dhe rrëzoi një dron spiun pa pilot të tipit RQ-4A Global Hawk që ishte futur në qiellin jugor të Iranit. Pak kohë më pas, Irani publikoi koordinatat e vendit të saktë ku ishte qëlluar droni amerikan. SHBA së pari mohoi se ndonjë prej dronëve të saj ishte goditur dhe vetëm më vonë pranoi rrëzimin e këtij droni tepër të avancuar. Garda Revolucionare e Iranit tha se kishte përdorur sistemin vendas të mbrojtjes ajrore 3-Khordad, që u promovua së pari në vitin 2014, për të rrëzuar dronin e sofistikuar amerikan, i cili mund të arrijë lartësinë deri në 28 kilometra. "Rrëzimi i këtij droni tregon se Irani ka zbuluar një aftësi të madhe në luftën ajrore dhe zgjodhi ta dërgojë këtë mesazh në Shtetet e Bashkuara", tha të martën për AFP, Becca Wasser, një analiste në Rand Corp, duke e përshkruar si "të rëndësishëm" faktin se sistemi raketor që u përdor është i prodhuar në Iran. "Fakti se Irani ishte në gjendje të rrëzonte dronin e klasit Global Hawk demonstron se ata kanë zhvilluar ose blerë potenciale mjaft të rëndësishme dhe janë të aftë në përdorimin e këtyre sistemeve," shtoi ajo. Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës franceze, duke folur në kushte anonimiteti, gjithashtu i tha AFP të martën se edhe në qoftë se ushtria amerikane do të dërgojë një numër të madh avionësh mbi Iran, ajo duhej të përgatitej për humbje të mëdha, pasi që mbrojtja ajrore iraniane do të ishte e gatshme të angazhohej. New York Times ka raportuar gjithashtu se zyrtarët e mbrojtjes amerikane ishin "të befasuar" nga aftësia iraniane për të rrëzuar "dronin amerikan të teknologjisë së lartë, i cili u zhvillua për t'iu shmangur raketave tokë-ajër ". "Kjo ishte një demonstrim forcës - ekuivalenti i potencialit të brendshëm të Iranit", citoi New York Times të thotë Derek Chollet, një ish ndihmës sekretar amerikan i mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.