Gjenerali amerikan në pension i kërkoi presidentit Trump të mos sulmojë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89221-gjenerali_amerikan_në_pension_i_kërkoi_presidentit_trump_të_mos_sulmojë_iranin
Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Jack Keane,  e këshilloi Presidentin e SHBA Donald Trump të heqë dorë nga sulmi ndaj Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 02, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Gjenerali amerikan në pension i kërkoi presidentit Trump të mos sulmojë Iranin

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Jack Keane,  e këshilloi Presidentin e SHBA Donald Trump të heqë dorë nga sulmi ndaj Iranit.

Sipas burimeve të afërta me presidentin amerikan, komentet e Keane u bënë në mbrëmjen e 20 qershorit lidhur me mënyrën se si t'i përgjigjen rrëzimit të një droni amerikan nga Irani, dhe e bindën Trump të heqë dorë nga një sulm kundër Iranit. Keane, i cili bëri shfaqjen e tij të dytë të ditës në kanalin Fox News, tha se Trump, i cili kishte spekuluar më parë se veprimi iranian mund të ishte një gabim e jo provokim i qëllimshëm, kishte një sens realizmi. "Shikuesit tanë mund të kenë harruar, por gjatë luftës së tankerëve në fund të viteve '80 kur Reagan bëri disa veprime, ne në fakt bëmë një gabim", tha Keane, duke iu referuar ish Presidentit Ronald Reagan. "Ne kishim një luftanije amerikane që qëlloi një avion civil iranian në hapësirën ajrore iraniane. 290 civilë u vranë dhe 66 prej tyre ishin fëmijë", tha ish-shefi i shtabit të ushtrisë amerikane. Keane shtoi: "Ne kemi bërë një gabim të tmerrshëm jo Irani!"