Haaretz: Opsionet e Trump kundër Iranit kanë mbaruar
Gazeta izraelite Haaretz shkroi se opsionet diplomatike të presidentit amerikan për të rritur presionin ndaj Republikës Islamike të Iranit kanë mbaruar.
E përditshmja izraelite të hënën duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbi rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit në Iran, shkroi: Irani duke shfrytëzuar pikat e marrëveshjes bërthamore me G 5+1, ka filluar valën e presionit dhe dëshiron që Europa të gjejë një mënyrë për të anashkaluar sanksionet e SHBA. Nëse Irani shfrytëzon taktika të reja, Uashingtoni së shpejti do të humbasë opsionet e tij diplomatike dhe Shtetet e Bashkuara do të futen në një cikël ushtarak që do të shkaktojë mosmarrëveshje të brendshme midis qeverisë dhe kongresit, shkruan Haaretz.