Fuqia e Iranit do të jetë 'destruktive' për të gjithë agresorët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89523-fuqia_e_iranit_do_të_jetë_'destruktive'_për_të_gjithë_agresorët
Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane deklaroi se Republika Islamike ka fuqinë për të mbrojtur veten dhe për të kryer "kundërsulme shkatërruese" nëse ndodhet nën ndonjë agresion, në atë që duket të jetë një aluzion ndaj kërcënimeve për veprim ushtarak kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2019 16:55 Europe/Tirane
  • Fuqia e Iranit do të jetë 'destruktive' për të gjithë agresorët

Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane deklaroi se Republika Islamike ka fuqinë për të mbrojtur veten dhe për të kryer "kundërsulme shkatërruese" nëse ndodhet nën ndonjë agresion, në atë që duket të jetë një aluzion ndaj kërcënimeve për veprim ushtarak kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara.

"Fuqia jonë sulmuese dhe aftësia për të dhënë goditje ndaj armiqve pasi agresorët të fillojnë sulmet e tyre, do të jenë shkatërruese dhe do t'i bëjnë ata të pendohen", deklaroi të dielën gjeneralmajor Abdolrahim Musavi. Ai shtoi se fuqia ushtarake e Iranit, ndërsa në natyrë është mbrojtëse, parashikon edhe aftësi të mëdha sulmuese, duke vënë në dukje: "Ne kurrë nuk kemi qenë iniciues të ndonjë lufte, por nuk mbështetemi vetëm në mbrojtje". Gjeneralmajor Musavi vuri në dukje se gjendja e tanishme në botë dhe në rajonin e Lindjes së Mesme bën thirrje për gatishmëri më të lartë ushtarake. "Sot jemi shumë më të fuqishëm në mbrojtjen e vlerave tona dhe të kombit tonë dhe kurrë nuk do të bëjmë një hap prapa nga mbrojtja e këtij vendi", pohoi komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane.