Irani përgënjeshtron pretendimet amerikane për rrëzimin e dronit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89626-irani_përgënjeshtron_pretendimet_amerikane_për_rrëzimin_e_dronit_iranian
Zëdhënësi i shtabit të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit ka përgënjeshtruar dhe hedhur pretendimet e presidentit të Amerikës për gjoja rrëzimin e një droni iranian në Gjirin Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2019 10:02 Europe/Tirane
  • Irani përgënjeshtron pretendimet amerikane për rrëzimin e dronit iranian

Zëdhënësi i shtabit të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit ka përgënjeshtruar dhe hedhur pretendimet e presidentit të Amerikës për gjoja rrëzimin e një droni iranian në Gjirin Persik.

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten pretendoi se anija luftarake amerikane USS Bakser ka rrëzuar një dron iranian i cili i ishte afruar shumë kësaj anije.

Ky pretendim i Trump është bërë në kohën kur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në një deklaratë të tij nuk ka treguar se droni në fjalë ishte iranian.

Gjeneral Abulfazl Shekarçi, zëdhënësi i lartë i shtabit të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të premten deklaroi: “Përkundër pretendimit të presidentit amerikan, të gjithë dronët e Republikës Islamike të Iranit në rajonin e Gjirit Persik duke përfshirë edhe dronin për të cilin ka folur Trump, pas kryerjes së misioneve përkatëse për vëzhgimin dhe kontrollin e rajonit, janë kthyer të gjithë në bazën e tyre pa kurrfarë problemi”.

Gjeneral Shekarçi këto deklarata të pabaza dhe gënjeshtra të presidentit amerikan i vlerësoi në kuadër të përpjekjeve të Amerikës për të shtuar tensionet në rajonin e rëndësishëm dhe strategjik të Gjirit Persik dhe ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi: “Forcat e armatosura të Iranit gjithnjë me vigjilencë të lartë dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare, po kryejnë misionin e tyre të ligjshëm për mbrojtjen, kontrollin dhe vëzhgimin e sigurisë në rajonin e Gjirit Persik dhe në ngushticën e Hormuzit dhe kjo është detyrë legjitime e forcave iraniane”.