Garda Revolucionare kap cisternën britanike në Ngushticën e Hormuzit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89637-garda_revolucionare_kap_cisternën_britanike_në_ngushticën_e_hormuzit
Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik raportuan arrestimin e një cisterne britanike në Ngushticën e Hormuzit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare kap cisternën britanike në Ngushticën e Hormuzit

Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik raportuan arrestimin e një cisterne britanike në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas agjensisë së lajmeve Tasnim, e cila i referohet faqes së lajmeve Sepah News, cisterna britanike Stena Impero, e cila po kalonte në Ngushticën e Hormuzit, u arrestua nga flota e zonës 1 të Gardës Revolucionare sepse shkeli ligjet ndërkombëtare të lundrimit detar. Raporti shton se arrestimi i cisternës britanike ishte bërë me kërkesën e Organizatës së Porteve dhe Navigacionit të Provincës Hormuzgan, në jug të Iranit. Pas arrestimit të saj, cisterna në fjalë u drejtua në bregun iranian, para se t'i dorëzohej Organizatës së Porteve dhe Navigacionit të Provincës Hormuzgan, për të kaluar procedurën e zakonshme ligjore dhe inspektimet e nevojshme. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se cisterna britanike është kapur nga njësitë detare iraniane për “mosndjekjen e rregulloreve ndërkombëtare detare”. Sipas njoftimeve, Stena Impero mori një kthesë të papritur në Gjirin Persik, duke u nisur për në Arabinë Saudite. Kompania që zotëron anijen tha se asaj iu afruan “anije të vogla të paidentifikuara” dhe një helikopter në Ngushticën e Hormuzit. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se po kërkon urgjentisht informacion rreth incidentit.