Mega-mashtrimi i Trump/ Pse presidenti amerikan ka nevojë të gënjejë?
Pretendimet delirante të Donald Trump për rrëzimin e një droni iranian dëshmojnë mbi të gjitha se presidenti amerikan është ende në tronditje të thellë pas shkatërrimit të një droni supermodern spiun të Marinës së SHBA në ujërat iraniane në Gjirin Persik.
Deklaratat iluzioniste të Presidentit të SHBA Donald Trump dëshmojnë për faktin se ai është ende i tronditur nga ky incident që ndodhi më shumë se një muaj më parë. Në të vërtetë, presidenti amerikan dhe pushtetarë të tjerë të SHBA e dinë shumë mirë se për shkak të mungesës së një përgjigjeje nga Uashingtoni ndaj veprimit të guximshëm dhe të vendosur të Gardës Revolucionare kundër dronëve spiunë amerikanë që shkelën hapësirën ajrore të Iranit, e ashtuquajtura fuqia e Shteteve të Bashkuara është diskredituar në opinionin publik botëror. Prandaj ata krijojnë gënjeshtra të mëdha dhe të pabaza duke u përpjekur të riparojnë imazhin e tyre. Mega-mashtrimi i presidentit amerikan, shkaktoi një rritje prej 2% të çmimit të një fuçi nafte. Një objektiv tjetër i ndjekur nga presidenti amerikan është të nisë një luftë propagandistike dhe mediatike kundër Iranit. Ai kërkon të marrë në nivelin politik dhe mediatik atë që nuk mundi të marrë në terren kundër Iranit. Me fjalë të tjera, Donald Trump po përpiqet të fillojë një luftë masive të mediave kundër Iranit për të mbuluar dobësinë e dukshme të ushtrisë amerikane kundër RII. Ky vendim i Presidentit të SHBA tregon se Shtëpia e Bardhë po i nënshtrohet presionit të fortë psikologjik për shkak të fuqisë ushtarake në rritje të Republikës Islamike të Iranit, veçanërisht pasi sanksionet e ashpra që i imponuan Teheranit në muajt e fundit nuk kanë qenë në gjendje të ndryshojnë politikat dhe strategjitë themelore të Iranit. Pas mohimit kategorik të bërë nga zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, i cili hodhi poshtë këtë të premte pretendimin e Trump për rrëzimin e një droni iranian në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare sapo ka publikuar imazhet e anijes amfibe USS Boxer, të marra pikërisht nga droni iranian para dhe pas mega-mashtrimit të Trump. Kjo dëshmon se pohimet pa asnjë argument mbështetës të autoriteteve amerikane se marina amerikane rrëzoi këtë dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, janë vetëm gënjeshtra të pastra. Një tjetër objektiv i rëndësishëm i funksionarëve amerikanë, të kryesuar nga Donald Trump, është rritja e tensioneve dhe e pasigurisë në rajonin e Gjirit Persik. Natyrisht, akuzat e pabaza të Presidentit të SHBA-së për shkatërrimin e një droni iranian nga ana e Marinës Amerikane nuk janë të palidhura me përpjekjet amerikane për të krijuar tensione dhe trazira në rajonin e ndjeshëm të Gjirit Persik dhe në ngushticën strategjike të Hormuzit. Kjo është metoda e përdorur nga amerikanët dhe aleatët e tyre perëndimorë, e cila përbëhet nga përdorimi i luftërave psikologjike, mediatike dhe propagandistike për të destabilizuar këtë zonë të rëndësishme; në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë të mashshtrojnë udhëheqësit e prapambetur të botës arabe, të kryesuar nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë mënyrë, ata gjithashtu do të jenë në gjendje të thyejnë rekordin e shitjeve të armëve në botë. Sidoqoftë, është e qartë se pretendimet false dhe halucinacionet e autoriteteve amerikane kundër Iranit nuk mund t'i ndihmojnë ata që të bëjnë presion mbi Teheranin për ta detyruar atë të tërhiqet nga qëndrimet e tij parimore; përkundrazi, ato do të zbulojnë imazhin e vërtetë të Uashingtonit në opinionin publik botëror.