Konfiskohet një anije angleze në ngushticën e Hormuzit
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka thënë se ka kapur një tanker britanik të naftës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar detar gjatë kalimit të Ngushticës së Hormuzit.
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i IRGC tha në një deklaratë të premten se anija me emrin "Stena Impero" ishte konfiskuar "me kërkesën e zyrës së Porteve dhe Organizatës Detare në Hormozgan kur ajo po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, për shkak të mosrespektimit të rregullave ndërkombëtare detare". Tankeri i naftës u transferua në bregdet për t'u nënshtruar procedurave të kërkuara ligjore, shtoi deklarata. Duke folur më vonë me agjencinë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, një zyrtar i paidentifikuar ushtarak i informuar lidhur me këtë çështje tha se anija kishte shkelur rregulloret ndërkombëtare detare duke kaluar përmes një kalimi të ndaluar detar në ngushticën e Hormuzit, duke shmangur sinjalet e saj të ndjekjes dhe duke injoruar paralajmërimet e lëshuara nga autoritetet iraniane. "Tankeri kishte fikur gjurmuesit e vet dhe kishte injoruar disa paralajmërime nga IRGC para se të konfiskohej," tha burimi për IRNA. Shefi i Porteve dhe Organizatës Detare të provincës Hormozgan deklaroi se garda revolucionare zbuloi se cisterna britanike dështoi t'i përgjigjej një thirrjeje nga një anije peshkimi iraniane me pasoja aksidentale pasi kishte fikur gjurmuesit e saj. Forcat e IRGC-së që patrullonin zonën u thirrën më pas të shoqëronin tankerin në një vend ku kjo organizata mund të hetojë çështjen, shtoi ai. Një zyrtar i informuar nga Portet e Iranit dhe Organizata Detare tha se përveç shkeljeve të deklaruara më parë, anija kishte "lëshuar mbetjet e naftës nga çisterna e saj në Gjirin Persik".