Mohaxher-4: Droni iranian që filmoi USS Boxer
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89661-mohaxher_4_droni_iranian_që_filmoi_uss_boxer
Imazhet e vëzhgimit të publikuara nga Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit që hedhin poshtë pretendimet e Uashingtonit për rrëzimin e një droni iranian mbi ngushticën e Hormuzit, tregojnë se droni në fjalë ishte një dron vëzhgimi Mohaxher-4.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2019 16:33 Europe/Tirane
  • Mohaxher-4: Droni iranian që filmoi USS Boxer

Imazhet e vëzhgimit të publikuara nga Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit që hedhin poshtë pretendimet e Uashingtonit për rrëzimin e një droni iranian mbi ngushticën e Hormuzit, tregojnë se droni në fjalë ishte një dron vëzhgimi Mohaxher-4.

Pamjet e marra nga droni treguan se Mohaxher-4 vazhdoi operacionet e tij edhe pasi Uashingtoni kishte pohuar se e kishte rrëzuar atë. Droni Mohaxher-4 është projektuar për zbulimin direkt dhe për identifikimin e objektivave dhe mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 200 km/h dhe të identifikojë objektivat deri në 150 kilometra larg. Ky dron mund të operojë deri në shtatë orë nën drejtimin e një operatori ose duke përdorur një rrugë të paracaktuar për auto-veprimi. Trupi prej kompoziti i Mohaxher-4 në masë të madhe redukton valët e radarëve, duke e bërë të vështirë për t'u diktuar nga radarët e armikut dhe nga sistemet e mbrojtjes ajrore. I njohur për aftësitë për të hakuar dronët e armikut, Irani aktualisht posedon koleksionin më të madh të dronëve amerikanë dhe izraelitë të kapur ose të rrëzuar, përfshirë MQ1, MQ9, Shadow, ScanEagle dhe RQ-170 të SHBA, si dhe Hermesin e regjimit izraelit.