Kharazi: Irani është tepër serioz në mbrojtjen e vetes
Kryetari i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit ka thënë se Irani në 250 vitet e kaluara nuk ka sulmuar asnjë vend mirëpo është tepër serioz dhe nuk bën shaka me askënd lidhur me mbrojtjen e kufijve të tij.
Qemal Kharazi kreyetar i këshillit strategjik të marrëdhënieve të jashtme të Iranit ditën e hënë në një bisedë telefonike me agjencinë Irna të lajmeve lidhur me konfiskimin e anijes angleze në Gjirin Persik ka thënë: Irani gjithmonë ka rezistuar përballë agresorëve dhe rrugën e tij do ta vazhdojë me bindje dhe kombi iranian do të mbrojë me sakrificë aspiratat dhe idealet e veta. Khrazi lidhur me kërcënimet e Anglisë për më shumë sanksione ndaj Iranit ka thënë: Londra deri tani ka bërë disa presione dhe vendosur disa sanksione kundër Iranit mirëpo populli iranian me gjithë këto sanksione ka vazhduar jetën e tij. Forcat detare të gardës revolucionare të Iranit ditën e premte me kërkesë të organizatës së porteve dhe lundrimit të provincës Hormuzgan, kanë konfiskuar një anije angleze me naftë të quajtur Stena Impero pasi ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare të lundrimit detar, ka fikur sistemet e intercepetimit dhe ka derdhur mbetjet naftore në det. Ky veprim i forcave iraniane u krye vetëm disa ditë pasi më 4 korrik forcat angleze konfiskuan një anije iraniane të naftës të quajtur Grace 1 në ngushticën e Gjibraltarit me pretekstin se kjo anije nuk ka respektuar sanksionet e BE kundër Sirisë.