Lideri Suprem: Fitorja përfundimtare i takon rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89708-lideri_suprem_fitorja_përfundimtare_i_takon_rezistencës_palestineze
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka përshëndetur "rezistencën mahnitëse" të popullit palestinez, duke thënë se ajo do të shënojë një fitore "përfundimtare" kundër Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Fitorja përfundimtare i takon rezistencës palestineze

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka përshëndetur "rezistencën mahnitëse" të popullit palestinez, duke thënë se ajo do të shënojë një fitore "përfundimtare" kundër Izraelit.

Ajetollah Khamenei i bëri deklaratat të hënën në Teheran gjatë pritjes së nënkryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Salih al-Aruri si dhe pas marrjes së një letre nga Shefi i Hamasit, Ismail Hanijeh. "Fitorja nuk do të arrihet pa rezistencë dhe luftë dhe sipas premtimit të pamohueshëm hyjnor, ne besojmë se çështja e Palestinës do të jetë patjetër në interes të popullit palestinez dhe të botës islame", tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. "Sejed Hasan Nasrallah thotë se 'Dashtë Zoti, unë do të fal namazin në Xhaminë al-Aksa', dhe kjo është një shpresë krejtësisht praktike dhe e realizueshme për ne", tha Ajetollah Khamenei duke iu referuar dëshirës së shefit të Hezbollahut të Libanit. Më tej, ai tha se rezistenca e popullit palestinez në Rripin e rrethuar të Gazës dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor premton "fitore dhe triumf" dhe shtoi: "Zoti ka premtuar ndihmë dhe fitore për ata që janë të palëkundur në rrugën e Tij. Megjithatë, përmbushja e këtij premtimi ka kërkesa, më e rëndësishmja e të cilave është xhihadi, rezistenca dhe përpjekja e palodhshme në fusha të ndryshme politike, kulturore, intelektuale, ekonomike dhe ushtarake . " Ajatollah Khamenei ceku iniciativën "e pabesë" të propozuar nga Presidenti i SHBA Donald Trump, e quajtur "marrëveshja e shekullit", duke thënë se për ta përballuar këtë komplot, ka nevojë për punë promovuese, kulturore dhe intelektuale. "Qëllimi i këtij komploti të rrezikshëm është eliminimi i identitetit palestinez në mesin e popullit dhe të rinjve. Është e nevojshme të përballemi me këtë qëllim kryesor dhe të mos lejohen ata që të zhdukin identitetin palestinez me anë të parave". Ajetollah Khamenei theksoi se Irani nuk ka asnjë rezervë lidhur me mbështetjen e çështjes palestineze dhe shtoi: "Në të kaluarën jo shumë të largët, palestinezët luftonin me gurë, por sot në vend të gurëve, ata janë të pajisura me raketa me precizion të lartë dhe kjo nënkupton ndjenjën e përparimit. Gjithmonë kemi shprehur në mënyrë të qartë dhe transparente pikëpamjet tona për Palestinën dhe madje miqtë tanë që nuk pajtohen me ne për këtë çështje në arenën ndërkombëtare, e dinë që Republika Islamike është mjaft serioze për çështjen palestineze". "Palestina, tha Lideri Suprem, është një nga shkaqet kryesore të armiqësisë me Republikën Islamike të Iranit ", por këto armiqësi dhe presione nuk do ta bëjnë Iranin të tërhiqet nga pozicioni i tij, sepse mbështetja e Palestinës është një çështje ideologjike dhe fetare". Gjatë takimit, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Salih al-Aruri shpjegoi rreth aftësive mbrojtëse të frontit të rezistencës në Palestinë, duke thënë: "Aftësia e mbrojtjes e arritur nga Hamasi dhe grupet e tjera të rezistencës nuk janë aspak të krahasueshme me vitet e kaluara". Zyrtari palestinez theksoi: "Sot, të gjitha territoret e pushtuara, si dhe qendrat kryesore dhe të ndjeshme të sionistëve janë brenda rrezes së raketave të rezistencës palestineze". Duke iu referuar armiqësisë së Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist ndaj Republikës Islamike, zyrtari palestinez tha: "Si lëvizje e rezistencës Hamas, ne shpallim solidaritetin tonë me Republikën Islamike të Iranit dhe theksojmë se çdo veprim i agresionit kundër Iranit do të konsiderohet agresion kundër Palestinës dhe frontit të rezistencës dhe ne e shohim veten në vijën e frontit për të mbështetur Iranin ".