Xhahangiri: Irani luan rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së rajonit
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e interesuar për sigurinë e qëndrueshme të rajonit dhe Gjirit Persik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is’hak Xhahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë para gazetarëve, deklaroi: “Sigurinë e rajonit mund ta garantojë vetëm Irani dhe vendet e tjera të rajonit, prandaj amerikanët dhe perëndimorët nëse dëshirojnë, duhet të hyjnë në negociata të logjikshme dhe pa ushtruar kurrfarë presioni me Iranin në mënyrë që rajoni i Gjirit Persik të bëhet një rajon i sigurt për të gjithë”.
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje ngjarjet e fundit që ndodhen në Gjirin Persik dhe tha: “Çështjet e botës dhe të rajonit mund të zgjidhen me negociata dhe dialog, mirëpo me zgjedhjen e një rruge tjetër përveç dialogut, me padyshim të gjithë do të dëmtohen”.
Xhahangiri vuri në dukje edhe ushtrimin e presioneve vendosjen e sanksioneve amerikane kundër popullit të Iranit dhe tha: “Çelësi i suksesit të popullit të Iranit gjatë historisë është mbrojtja dhe ruajtja e dinjitetit të vet dhe iranianët gjithnjë kanë shfrytëzuar dialogun në vend të forcës për zgjidhjen e krizave. Nuk ekziston kurrfarë nevoje për krijimin e koalicioneve ndërkombëtare për garantimin e sigurisë në rajonin e Gjirit Persik, për arsye se koalicione të tilla dhe prania e faktorëve të huaj në rajon shkakton vetëm pasiguri”.